Përveç atyre tokësore, KFOR-it patrullon edhe me varkë në Liqenin e Ujmanit

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) po i vazhdon patrullimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë për të garantuar sigurinë.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu” shoqëroi patrullën e ushtarëve italianë përgjatë zonës kufitare afër komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, ku shumica e serbëve jetojnë në veri të Kosovës

Ushtarë të KFOR-it u panë gjithashtu në patrullim me varka në liqenin e Ujmanit në rajonin kufitar.

Guglielmino Esercito, komandanti përgjegjës i njësisë italiane, tha se njësitë kryejnë patrulla për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë.

“Ne jemi të pajisur mirë dhe të trajnuar mirë, kështu që fleksibiliteti ynë mund të na japë mundësinë të përballemi me të gjitha llojet e sfidave në fushën e operimit, kështu që KFOR-i është i gatshëm të përballet me të gjitha llojet e sfidave”, tha Esercito.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi