Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në konferencën për Rinin 2023
Teksa po mbante fjalimin, një aktiviste ka penguar Kurti, duke fishkëllyer e gjuajtur letra në drejtim të tij, e për këtë menjëherë kanë reaguar nga mbrojta e afërt, duke e nxjerr aktiviste jashtë vendit ku po mbahej konferenca.
Kryetari i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bilanci i vitit është negativ për babadimrin kryeministër.
Molliqaj tutje ka shkruar se kjo qeveri ka pasur shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën.“Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën. Po realizohet Zajednica; po dënohet UÇK-ja; po ike rinia. Nuk ka kohë për shfaqjet festive të kryeministrit! Kjo qeveri që e kapi Universitetin, ia uli buxhetin universiteteve publike, zvogëloi pagat e profesorëve, favorizoi arsimin privat, nuk është e mirëpritur në hapësirat universitare”, ka shkruar Molliqaj.

Tutje, ai ka shtuar se aktivistja e PSD’së Sonila Pllashniku ia ndërpreu fjalën Kryeministrit duke fishkëlluar në shenjë proteste dhe duke shpërndarë një fletushkë ku i listuam pikërisht dëmet e mësipërme që Kryeministri ia solli Kosovës këtë vit.