Parlamenti iranian miraton mbylljen e ngushticës së Hormuzit, vendimi përfundimtar pritet nga organet e sigurisë

Parlamenti i Iranit ka miratuar mbylljen e ngushticës së Hormuzit, raporton Reuters duke iu referuar Press TV, duke shtuar se pritet që organet më të larta të sigurisë të marrin vendimin përfundimtar për këtë masë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen të dielën sulme ajrore ndaj tre lokacioneve bërthamore iraniane, duke u përfshirë kështu drejtpërdrejt në luftën që nisi Izraeli me sulme ndaj objektivave ushtarake, por edhe civile iraniane.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, kishte paralajmëruar më herët se kjo është një nga opsionet që Irani mund të përdorë si përgjigje ndaj agresionit amerikan.

Përmes ngushticës së Hormuzit kalon rreth 20 për qind e konsumit ditor të naftës në botë, ndërsa në pikën më të ngushtë ajo ka vetëm 55 kilometra gjerësi. Që nga 13 qershori dhe fillimi i agresionit izraelit ndaj Iranit, çmimi i naftës në tregjet botërore është rritur me rreth 10 për qind.

Irani mund të përgjigjet duke sulmuar anijet që i konsideron armike ose duke minuar kalimin detar. Një veprim i tillë do të sillte me shumë gjasë një rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë në mbarë botën.

Kategoritë
BotaLajme