Pakistani do ta nominojë presidentin amerikan Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe

Shteti i Pakistanit ka njoftuar se do ta rekomandojë presidentin amerikan, Donald Trump, për çmimin Nobel për Paqe për punën e tij në ndihmën për zgjidhjen e konfliktit të fundit midis Indisë dhe Pakistanit.

Ky veprim, i njoftuar të shtunën, erdhi ndërsa presidenti amerikan po shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin në sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit, shkruan The Guardian, transmeton Express.

“Presidenti Trump demonstroi largpamësi të madhe strategjike dhe një burrë shteti të shkëlqyer përmes një angazhimi të fuqishëm diplomatik si me Islamabadin ashtu edhe me Nju Delhin, i cili çaktivizoi një situatë që po përkeqësohej me shpejtësi”, thuhet në deklaratë.

“Kjo ndërhyrje është një dëshmi e rolit të tij si një paqebërës i vërtetë.”, kanë deklaruar nga shteti pakistanez.

Kategoritë
BotaLajme