Osmani: Është thelbësore të kuptohet se lidershipi nuk njeh gjini

Osmani: Është thelbësore të kuptohet se lidershipi nuk njeh gjini

Presidentja Vjosa Osmani ka qenë folësja kryesore në Konferencën Globale të Grave Lidere (GPWC), e cila u mbajt në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Me këtë rast, duke folur mbi temën “Avancimi i lidershipit transformues të grave për impakt të qëndrueshëm global”, Osmani theksoi se derisa “përballemi gjithnjë e më shumë me sfida globale, nuk mund dhe nuk duhet të nënvlerësohet fuqia e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në pozita udhëheqëse”.

“Në përpjekjet tona për të avancuar efikasitetin e lidershipit transformues të grave, është e domosdoshme të garantohet fuqizimi i tyre në të gjitha sferat e jetës. Kjo nënkupton ofrimin e mundësive të barabarta në arsim, punësim dhe role udhëheqëse përmes sfidimit të stereotipeve dhe paragjykimeve që vazhdojnë në shoqëritë tona”, ka theksuar Osmani, njofton Presidenca.

Ajo ka folur për rëndësinë e nxitjes së një mjedisi që garanton dhe mundëson që të dëgjohet e vlerësohet zëri dhe idetë e tyre.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova