Opozita e quan manipulim me qytetarët paralajmërimin e Qeverisë që drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese

Deklarimet e Qeverisë që draft-statusin e pranuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po e shohin si teori që të manipulohet me qytetarët. Nga këto dy parti i thanë Ekonomia Online se kjo po bëhet që të mos deklarohen që me formimin e Asociacionit do të krijohet autonomi territoriale brenda Kosovës.

Nga LDK-ja janë deklaruar se do ta shqyrtojnë me kujdes nen për nen draft-statutin dhe do ta kundërshtojnë me aq sa kanë fuqi. Ndërsa nga AAK-ja janë deklaruar se janë të shqetësuar me draftin e pranuar, pasi më herët sipas tyre, kryeministri Albin Kurti është deklaruar që ka qenë i gatshëm që ta nënshkruaj edhe pa e ndryshuar fare.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë për Ekonomia Online se si parti do t’i ftojnë ekspertët e tyre dhe do ta shqyrtojnë draft-statusin e Asociacionit, pasi sipas saj, në lexim të parë vërehet që u jep autonomi serbëve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi