Shefi i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake të Ushtrisë Izraelite, gjeneral-major Shlomi Binder, u tha sot oficerëve se së shpejti do të “fillojnë të veprojnë” në zona të tjera të Iranit, pasi Ushtria izraelite “ka hapur rrugën drejt Teheranit”.
“Keni siguruar të dhëna inteligjente që kanë hapur rrugën drejt Teheranit dhe kanë mundësuar sulmin ndaj Shtabit të Përgjithshëm të Iranit. Së shpejti do të filloni të veproni në zona të tjera. Keni dëshmuar se mund të shtyni kufijtë dhe të godisni çdo objektiv”, thuhet në deklaratën e Binderit të publikuar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Ai u tha gjithashtu të kenë parasysh gjithmonë se “nuk po luftojnë vetëm në një front”.
“Ne po luftojmë kundër Iranit, por sytë tanë janë gjithashtu të drejtuar te pengjet tona në Gazë dhe ndaj kërcënimeve të ndryshme me të cilat përballen ushtarët në vijën e frontit dhe civilët në frontin e brendshëm”, shtoi ai.