Zëvendëskryetari i rajonit Mokwa, Musa Kimboku tha se numri i viktimave në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në rajonin Mokwa të shtetit Niger më 29 maj ka tejkaluar 200
Më shumë 200 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në rajonin Niger të Nigerisë, transmeton Anadolu.
Zëvendëskryetari i rajonit Mokwa, Musa Kimboku tha se numri i viktimave në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në rajonin Mokwa të shtetit Niger më 29 maj ka tejkaluar 200.
Ai theksoi se është mbajtur një funeral masiv për ata që humbën jetën në përmbytje.
Pasi tha se punimet e shpëtimit janë ndalur pasi besohet se nuk ka më të mbijetuar, Kimboku shtoi se në rajon po merren masa paraprake për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Më shumë se 3.000 njerëz u zhvendosën nga përmbytjet e shënuara më 29 maj në rajonin Mokawa të Nigerit. Reshjet mesatare vjetore të shiut në vend, i cili ndodhet në zonën tropikale të klimës, ndryshojnë sipas rajonit.
Ministria nigeriane e Ujit lëshoi një paralajmërim për reshje të dendura të shiut dhe përmbytje për disa pjesë të vendit.
Qeveria nigeriane tha se 1.235 persona e kanë humbur jetën dhe mbi 1.2 milion njerëz janë zhvendosur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm vitin e kaluar.