Nga pesë shtetet mosnjohëse, Kurti thotë se Greqia është më së afërti njohjes së Kosovës

Nga pesë shtetet mosnjohëse, Kurti thotë se Greqia është më së afërti njohjes së Kosovës

Nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian, Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin. Këto përfshijnë Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë.

Kurti është shprehur optimist se Kosova përfundimisht do të arrijë të bindë mosnjohësit.

Kryeministri Kurti po ashtu theksoi se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me mosnjohësit, në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës.

“Dëshira e Kosovës për të hyrë në BE nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në BE, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti për televizonin polak, TVP World.

Ai tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

Ai trajtoi gjithashtu temën e njohjes dixhitale dhe përhapjen e dezinformatave në të gjithë Evropën.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova