Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale që dyshohet se janë regjistruar në një fluturim të Emirates, tregojnë lëshimin e raketave nga Irani që synojnë Izraelin, siç shihen nga dritarja e një avioni
Nga një video e postuar në rrjetet sociale shihen raketat e lëshuara nga Irani drejt Izraelit, raporton Anadolu.
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale që dyshohet se janë regjistruar në një fluturim të Emirates me bazë në Dubai, tregojnë lëshimin e raketave nga Irani që synojnë Izraelin, siç shihen nga dritarja e një avioni.
Irani nisi një valë të re sulmesh me raketa balistike në orët e para të 16 qershorit, si hakmarrje për veprimet ushtarake izraelite.
Numri i të vdekurve në Izrael si rezultat i sulmeve të fundit të Iranit është rritur në 8, pasi trupat e dy personave u gjetën në Bnei Brak dhe Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit, raportoi Kanali 12 izraelit.