Në kuadër të Forumit të Grave, Osmani takon kryeparlamentaren e Shqipërisë, flasin për “thellimin e raporteve mes dy shteteve”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Me të është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve.

“Kënaqësi ta mirëpres sot Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Bashkë, diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve tona simotra”, ka shkruar Osmani.

Kategoritë
LajmeVendi