Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Iranit, një agjent që punonte për shërbimin sekret izraelit Mossad u ekzekutua me varje. Zyrtarët iranianë deklaruan se ky ekzekutim përbën “një goditje të rëndë për rrjetin e spiunazhit të Izraelit”.
Në sfondin e sulmeve me raketa që janë shtuar ditët e fundit, zyrtarë të lartë iranianë të sigurisë njoftuan se prej kohësh kanë qenë në ndjekje të agjentëve të Mossad-it të infiltruar në vend, dhe kanë zbuluar se ky rrjet kishte transmetuar informacione të rëndësishme drejt Tel Avivit.
FILLON GJUETIA E SPIUNËVE
Pas këtyre zhvillimeve, në Iran nisi një “gjueti e gjerë spiunësh”.
Fillimisht u arrestuan dy persona, ndërsa pas kapjes së një personi tjetër, hetimet u zgjeruan.
U EKZEKUTUA
Pas gjykimit, u arrit në përfundimin se një person me emrin Ismail Fikri kishte punuar për Mossad-in.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mizan, e lidhur me sistemin gjyqësor, një agjent i fshehtë që punonte për shërbimin izraelit të inteligjencës Mossad u ekzekutua me varje pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Lartë.
‘I KA TRASMETUAR INFORMACIONE SEKRETE ARMIMIT’
Sipas lajmit, Ismail Fikri u dënua me vdekje pasi kishte transmetuar informacione sekrete dhe të ndjeshme që i përkisnin Iranit tek “armiqtë e vendit”, dhe dënimi i tij u ekzekutua me varje.