Në aeroportin e Istanbulit, një avion mallrash që i përkiste një kompanie të huaj ngarkesash u ul me trupin e tij pasi pajisjet për aterim nuk funksionuan, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra, avioni i mallrave “Boeing 763” që i përkiste “Fedex Airlines” i cili kryente fluturimin në relacionin Paris-Istanbul, pati një mosfunksionim në pajisjen e uljes dhe pasi kontaktoi kullën e kontrollit të aeroportit Istanbul kërkoi leje për të ateruar me trup.
Pas kësaj në aeroport u morën masat e nevojshme për ulje ndërsa ekipet e Shërbimit të Shpëtimit dhe Zjarrfikësit të Aeroportit u dërguan në pistë.
Derisa avioni u ul me trup pa asnjë problem, ekuipazhi i kabinës u largua nga avioni pa u lënduar. Pista 16R në të cilën u ul avioni në aeroportin e Istanbulit, u mbyll për fluturimet.
Vazhdojnë punimet për largimin e avionit nga pista ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me aksidentin.