Ministria e Shëndetësisë: Brenda pak ditësh fillon vaksinimi në çdo komunë

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi ka bërë të ditur se vaksinimi ka filluar në shumicën e komunave të mëdha.

Sipas këtij postimi, brenda pak ditësh, në çdo komunë do të filloj vaksinimi kundër koronavirusit.

Në Kosovë javën e kaluar erdhën 24 mijë vaksina “Astra Zeneca”.

Postimi i plotë:

Bashkë, zyrtarë të institucioneve shëndetësore (MSh, IKSHPK, KPSh), mjekë, infermierë, teknikë e vullnetarë në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Përveç në palestrën “1 Tetori 2021” në Prishtinë, vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar sot edhe në shumicën e qyteteve të mëdha të Kosovës. Brenda pak ditësh, në çdo komunë!

Kategoritë
LajmeVendi