Sipas Sky Italia, Jadon Sancho ka zgjedhur Napolin si destinacionin e tij të preferuar këtë verë.
Anësori i Manchester United është kontaktuar nga Napoli dhe Juventusi pasi u bë e qartë se rikthimi në Bundesliga nuk ishte i mundur.
Megjithatë, Napoli ishte klubi i parë që shfaqi interesim, prandaj ata janë bërë opsioni i parë i Sanchos.
Më parë, u raportua se skuadra e Antonio Contes e konsideronte çmimin e kërkuar prej 25 milionë eurosh të Man United shumë të lartë.
Paga e Sanchos gjithashtu përbën një pengesë, por që anglezi raportohet se ka pranuar ta ulë atë.