Forcat ushtarake izraelite filluan sulmet ndaj territorit të Iranit më 13 qershor. Që atëherë, përplasjet mes dy palëve kanë vazhduar pandërprerë, ndërsa në sulmet ndaj Iranit janë vrarë më shumë se 450 persona, njoftoi një organizatë për të drejtat e njeriut.
Aktivistët për të drejtat e njeriut në Iran (HRANA) deklaruan se janë duke dokumentuar viktimat për të katërtën ditë me radhë.
Sipas tyre, gjithsej janë vrarë 452 persona dhe 646 janë plagosur.
Nga viktimat, 224 janë civilë, ndërsa 109 janë ushtarë.
Irani deri më tani nuk ka publikuar asnjë të dhënë zyrtare për humbjet e tij.