Mbappe nis aventurën te Real Madridi, fillon stërvitjet para finales së Superkupës

Mbappe nis aventurën te Real Madridi, fillon stërvitjet para finales së Superkupës

Kylian Mbappe edhe zyrtarisht sot ka nisur aventurën te Real Madridi.

Futbollisti francez i cili u transferua si lojtar i lirë nga PSG, sot ka mbajtur stërvitjen e parë me Kampionin Evropian.

Mbappe u paraqit në qëndrën stervitore të Realit, pas përfundimit të pushimeve verore, me vonesë për shkak të angazhimeve që kishte me Francën në ”Euro2024”.

Ai u bashkua me futbollistët e tjerë të Realit, të cilët u rikthyen në Madrid pas turneut parasezonal që e zhvilluan në ShBA.

25-vjeçari pritet të debutojë me ”Los Blancos” në finalen e Superkupës së Evropës, kundër Atalantas, ndeshje e cila zhvillohet me 14 korrik.

Kategoritë
Sport
Reklamë: ABE Kosova