Vikingur nga Islanda do të jetë kundërshtari i parë i Malishevës në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Shorti për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës u zhvillua të martën në Nyon, Zvicër.
Malisheva u rendit në grupin e pestë dhe ishte në kategorinë e ekipeve jo bartëse gjatë shortit.
Në sezonin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në futboll, Malisheva përfundoi në pozitën e tretë.
Kjo është hera e dytë radhazi që Malisheva merr pjesë në kualifikimet për Ligën e Konferencës.
Në sezonin e kaluar, skuadra ishte eliminuar në raundin e parë nga Buduçnost Podgorica.