Lirohet Gavrillo Millosavleviq, i akuzuar për Masakrën e Dubravës

Gavrillo Millosavleviq, i akuzuar për Masakrën e Dubravës, është liruar nga akuzat për krime lufte.

Gjyqtari Vesel Ismaili, shpalli këtë aktgjykim.

“Të akuzuarit,Gavrilo Milosavleviq, për shkak të veprës krime të luftës ndaj popullsisë civile i ndërprehet masa e paraburgimit dhe i njëjti lëshohet menjëherë në liri… Kemi arritur të përfundim se në këtë çështje penale nuk janë provuar faktet konkrete. Edhe dëshmitarët nuk kanë vërtetuar saktë dhe bindshëm që të akuzuarin e kanë parë në vend të ngjarjes të uniformuar të armatosur dhe duke gjuajtur me armë zjarri”.

“Për gjykatën nuk është kontestuese që kanë ndodhur masakra në Burgun e Dubraves dhe ndaj popullsisë shqiptare, sic nuk është kontestuese që edhe i akuzuari ka qenë në marrëdhënie pune, i cili nuk ka qenë gardian, por ka qenë në stafin civil. Në mungesë të të gjitha këtyre provave gjykata nuk ka mund të vërtetoj përtej dyshimit të bazuar mirë se i akuzuari e ka kryer veprën penale, për të cilën është akuzuar. Mbi bazën e këtyre veprave, gjykata mori aktgjykim lirues”, tha gjyqtari Ismaili, raporton Ekonomia Online.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi