Lajcak: Jemi të gatshëm për të bërë rregullime në Statutin e propozuar

Albin Kurti dhe Aleksander Vucic e kanë pranuar në parim draft-statutin e Asociacionit. Për shkak të Kapitullit 35, fundi i janarit 2024 është afati për formalizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Por, deri më tash, asnjëra palë nuk ka lëvizur drejt zbatimit. Statuti i Asociacionit nuk ka nevojë të nënshkruhet, meqë nuk është marrëveshje ndërkombëtare. Jemi të hapur për të bërë rregullime në tekst. Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet ta interpretojë kushtetutshmërinë e Statutit – ashtu sic parashihet në marrëveshjen e vitit 2015. Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak

Diplomati sllovak, Miroslav Lajcak, të cilit liderët në Prishtinë për ta dëshmuar afërsinë me të i referohen edhe si “Miro”, duket se është i bindur se do ta përfundojë me sukses misionin më të rëndësishëm diplomatik në karrierën e tij; Marrëveshjen Bazike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi