Kremlini: Rezultati i zgjedhjeve të PE-së tregon se shumica do të jetë pro Evropës dhe Ukrainës

“Me sa duket shumica do të jetë vërtet pro-evropiane dhe pro-ukrainase. Por, gjithashtu duhet të analizohet edhe struktura e PE-së në të ardhmen”, tha Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se rezultati që ka dalë nga zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) tregon se shumica do të jetë pro Evropës dhe Ukrainës, transmeton Anadolu.

“Rusia po ndjek nga afër balancën e fuqisë në PE”, theksoi Peskov i cili shtoi se është vërejtur dinamika për rritjen e popullaritetit të partive të djathta.

Ai tha se përderisa partitë pro-evropiane kanë ruajtur forcën e tyre, partitë e krahut të djathtë me kalimin e kohës mund t’i arrijnë dhe t’i kalojnë ato.

“Me sa duket shumica do të jetë vërtet pro-evropiane dhe pro-ukrainase. Por, gjithashtu duhet të analizohet edhe struktura e PE-së në të ardhmen”, deklaroi Peskov.

Kategoritë
BotaLajme