Kolonë izraelitë kanë sulmuar dy vëllezër palestinezë në periferi të fshatit al-Mughayyir, në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor, raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, Wafa.
Ghassan dhe Imad Jaber, të cilët ishin duke vizituar të afërmit në al-Mughayyir dhe po shëtisnin jashtë qytetit, u sulmuan nga një grup kolonësh që i rrahën, tha kryetari i komunës së al-Mughayyirit, Sayel Canaan, për mediat arabe.
Kolonët i mbajtën vëllezërit – të cilët kanë gjithashtu edhe shtetësi amerikane – kundër vullnetit të tyre deri në mbërritjen e ushtarëve izraelitë, të cilët i liruan ata.
Të dyve u është ofruar ndihmë mjekësore në një spital të afërt.
Nuk ka raportime për arrestime – gjë që është shumë pak e mundshme në rastet e dhunës nga kolonët, edhe pse ngjarje të tilla po ndodhin pothuajse çdo ditë në Bregun Perëndimor muajt e fundit.