Kanada, arrestohen 21 persona në protestën në mbështetje të Palestinës

Rreth 100 demonstrues që protestuan në qytetin e Vancouverit në perëndim të vendit hapën pankarta me mbishkrimet “Kanada, ndalo armatimin e gjenocidit”

Dhjetëra persona u arrestuan pasi morën pjesë në demonstratën në mbështetje të Palestinës në Kanada, transmeton Anadolu.

Në qytetin Halifax rreth 100 persona mbajtën një protestë ulur në një kryqëzim kryesor në mbështetje të Palestinës. Forcat e sigurisë kërkuan nga protestuesit të shpërndaheshin dhe arrestuan 21 persona që refuzuan të largoheshin.

Policia tha se të arrestuarit do të lirohen më vonë, por disa prej tyre do të akuzohen për kundërshtim të policisë.

– Protestë u mbajt edhe në Vancouver

Rreth 100 demonstrues që protestuan në qytetin e Vancouverit në perëndim të vendit bllokuan hyrjen e Terminalit Global të Kontejnerëve në Deltaport dhe hapën pankarta me mbishkrimet “Kanada, ndalo armatimin e gjenocidit”.

Demonstruesit, duke valëvitur flamurin palestinez dhe duke brohoritur “Fitorja është shumë afër”, krahasuan atë që bëri Izraeli në Gaza me atë që Kanadaja i bëri popullit indigjen në të kaluarën.

Aktivistja dhe mësuesja, Maryam Adrangi në deklaratën e saj për kanalin “CityNews” tha se ata nuk mund t’u shpjegojnë të rinjve se Kanadaja i mundëson Izraelit të kryejë të njëjtin proces dhune dhe kolonializmi kundër popullit palestinez në Gaza.

Ajo tha se Izraeli kreu shkatërrime në Gaza dhe se e bëri këtë me mbështetjen, financimin dhe armatimin e vendeve si Kanadaja.

Kategoritë
BotaLajme