Zyrtari iranian i vrarë Ali Shadmani komandonte si Trupat e Gardës Revolucionare Islamike ashtu edhe ushtrinë iraniane, pretendon ushtria izraelite
Ushtria izraelite pretendoi sot se ka vrarë shefin e shtabit të ri të Iranit, Ali Shadmani, në një sulm në kryeqytetin Teheran, transmeton Anadolu.
“Pas inteligjencës së saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF-së (ushtrisë) dhe një mundësie të papritur gjatë natës mbrëmë, Forcat ajrore izraelite goditën një qendër komande me staf në qendër të Teheranit dhe eliminoi Ali Shadmanin, shefin e shtabit gjatë kohës së luftës”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.
Shadmani komandoi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe ushtrinë iraniane, shtoi ajo.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, emëroi Shadmanin duke pasuar gjeneralin Gholam Ali Rashid, kreun e selisë qendrore të ushtrisë iraniane, i cili u vra në sulmet ajrore izraelite në Iran të premten e kaluar, sipas mediave shtetërore iraniane.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga Irani mbi deklaratën nga ushtria izraelite.