Izraeli po e përdor ushqimin si kurth për të vrarë palestinezët, reagoi Zyra e OKB-së

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut njoftoi se pengimi i qasjes në ushqim dhe ndihma për civilët në Gaza mund të përbëjë krim lufte.

Në deklaratë u përshkruan sulmet ndaj civilëve që përpiqen të marrin ndihma ushqimore si të papërgjegjshme.

“Për të tretën ditë radhazi, njerëzit janë vrarë pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës të menaxhuara nga Fondacioni Humanitar për Gazën. Sot në mëngjes kemi marrë informacione se dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Jeremy Laurence.

Ushtria izraelite më herët kishte deklaruar se kishte qëlluar mbi palestinezët që iu afruan rreth 500 metra vendit të shpërndarjes së ndihmës humanitare në zonën e Rafahut në jug të Gazës.

Kategoritë
BotaLajme