Izraeli ndaloi qytetarët e tij të largohen nga vendi, nga frika e hakmarrjes për sulmet ndaj Iranit

Izraeli ka ndaluar fluturimet për qytetarët e vet jashtë vendit, duke përmendur si arsye shqetësimet për sigurinë pas përshkallëzimit të armiqësive me Iranin.

Sipas gazetës Haaretz, qeveria u ka urdhëruar kompanive ajrore vendase që të mos lejojnë qytetarët izraelitë të hipin në fluturime ndërkombëtare, për shkak të frikës në rritje nga hakmarrja e mundshme iraniane kundër aeroporteve izraelite.

Aeroporti Ben Gurion është mbyllur deri në një njoftim të dytë. Thuhet se vendimi është marrë për shkak të shqetësimeve të zyrtarëve të sigurisë për rrezikun që do të përbënte një kundërsulm iranian ndaj aeroporteve.

“Në këtë fazë nuk do të lejojmë që izraelitët të udhëtojnë jashtë vendit,” tha ministrja izraelite e transportit.

Ajo sqaroi se aktualisht vetëm ata që nuk janë shtetas izraelitë, si diplomatët dhe turistët, kanë të drejtë të largohen nga vendi.

Kufizimet e udhëtimit erdhën pas një sulmi izraelit ndaj aeroportit iranian Mashhad. Ky sulm ka shtuar frikën se aeroportet mund të konsiderohen tashmë si objektiva legjitime.

Kategoritë
BotaLajme