Izraeli kryen sulme të reja ndaj objektivave në kryeqytetin e Iranit

Sulmet e reja erdhën menjëherë pasi Irani lëshoi një breshëri raketash në Izraelin qendror dhe verior.

Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ajrore ndaj objektivave në kryeqytetin iranian, Teheran, raporton Anadolu.

“IDF (ushtria) aktualisht po godet objektivat e regjimit dhe organet qeveritare shtypëse në zemër të Teheranit me një forcë të paparë,” tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

Zhurma shpërthimesh u dëgjuan në Teheran, njoftoi gazetari i Anadolus.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve e Iranit Tasnim tha se një ndërtesë e përdorur nga Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe u shënjestrua në Teheran nga sulmet izraelite.

Sulmet e reja erdhën menjëherë pasi Irani lëshoi një breshëri raketash në Izraelin qendror dhe verior, ndërsa konflikti vazhdoi të zgjerohej midis dy armiqve të përbetuar rajonalë.

Kategoritë
BotaLajme