Izraeli raportohet se ka goditur selinë e televizionit shtetëror iranian, ndërsa ishte në transmetim direkt.
Pamjet nga momenti i shpërthimit janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë një gazetare që largohet ndërsa i gjithë vendi shpërthen.publikuar në 16:59
Televizioni dhe radioja shtetërore iraniane “janë në prag të zhdukjes”, tha ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, raporton BBC.
“Megafoni i propagandës dhe nxitjes iraniane është në prag të zhdukjes. Evakuimi i banorëve përreth ka filluar”, shtoi ai, duke iu referuar urdhrit për evakuim të lëshuar më herët për pjesë të Distriktit 3 të Teheranit.
Selia qendrore e transmetuesit shtetëror iranian, IRIB, ndodhet brenda zonës së evakuimit.