Ish-kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel fitoi 20 milionë euro me një libër të vetëm

Ish-kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, me librin e saj “Liria-Kujtimet e mia”, arriti të fitojë një pasuri të vërtetë.

Merkel fitoi 20 milionë euro të ardhura

U mësua se Merkel ka fituar 20 milionë euro nga shitjet e librit të saj, i cili u shit për 42 euro dhe ka përfunduar tirazhin e parë.

Shtëpia botuese ka dërguar në shtypshkronjë një tirazh të ri prej 200 mijë kopjesh.

Të ardhurat pritet të kalojnë 40 milionë euro

Të ardhurat nga libri pritet të kalojnë shumën prej 40 milionë eurosh.

Shtëpia botuese deklaroi se libri ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe se do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera.

Nga ana tjetër, dihet se gjatë kohës kur Merkel ishte kancelare, ajo fitonte një pagë mujore prej 20 mijë eurosh.

Kategoritë
BotaLajme