IAEA: Zbulohen dëme në seksionin nëntokësor të kompleksit bërthamor Natanz në Iran

– Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se në sulmet e Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor janë zbuluar dëme edhe në seksionin nëntokësor të kompleksit bërthamor Natanz

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se në sulmet e Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor janë zbuluar dëme edhe në seksionin nëntokësor të kompleksit bërthamor Natanz, transmeton Anadolu.

IAEA bëri një deklaratë në llogarinë e platformës së mediave sociale X në lidhje me objektet bërthamore që Izraeli sulmoi në Iran.

“Duke u bazuar në analizën e imazheve satelitore me rezolucion të lartë të mbledhura pas sulmeve nga Izraeli më 13 qershor, IAEA ka identifikuar elementë shtesë që tregojnë se nga sulmet janë prekur drejtpërdrejt seksionet në pjesën nëntokësore të kompleksit bërthamor Natanz ku bëhet pasurimi i uraniumit”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se nuk është njoftuar asnjë ndryshim lidhur me statusin e objekteve bërthamore në Isfahan dhe Fordo.

Drejtori i IAEA-së, Rafael Mariano Grossi ka deklaruar se në sulmet izraelite u shkatërrua seksioni mbitokësor i kompleksit Natanz për pasurimin e karburantit, por se nuk ka asnjë tregues se seksioni nëntokësor është sulmuar fizikisht.

Kategoritë
BotaLajme