Zyrtari i lartë i lëvizjes Huti në Jemen, Mohammed al-Bukhaiti, deklaroi të dielën se reagimi i kësaj grupi të lidhur me Iranin ndaj sulmit amerikan mbi Iranin “është vetëm çështje kohe”.
Al-Bukhaiti, anëtar i byrosë politike të lëvizjes Huti, u shpreh për televizionin Al Jazeera Mubasher se marrëveshja e tyre për armëpushim me Shtetet e Bashkuara ishte arritur përpara se të fillonte “lufta” kundër Iranit.
Më herët, Huti-t kishin arritur një marrëveshje për ndalimin e sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq – një marrëveshje për të cilën presidenti Trump ishte veçanërisht krenar. Marrëveshja, e arritur në maj, parashikonte ndalimin e sulmeve ndaj anijeve amerikane dhe ndërprerjen e bombardimeve amerikane ndaj pozicioneve të Huti-ve.
Gjatë ofensivave izraelite, Huti-t kishin ndërmarrë sulme ndaj rrugëve detare dhe kundër Izraelit në shenjë solidariteti me popullin palestinez në Gaza.