Hovenier uron kadetët e rinj, i kënaqur që ka përfaqësues nga e gjithë Kosova

Hovenier uron kadetët e rinj, i kënaqur që ka përfaqësues nga e gjithë Kosova

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka uruar kadetët e rinj të policisë që diplomuan sot.

Ai tha se është i kënaqur që kjo klasë përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm nga e gjithë Kosova dhe tha se policia është për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve.

“Urimet e mia të përzemërta për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës për ditën e diplomimit! Veçanërisht jam i kënaqur kur di që kjo klasë përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm nga mbarë Kosova. Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe ky është një hap tjetër drejt sigurimit të përbërjes së tyre që pasqyron Kosovën në të gjithë diversitetin e saj”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Sot u mbajt ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës ku morën pjesë edhe presidentja Osmani e kryeministri Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova