Haradinaj në Gjilan: Programi i AAK-së, parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president Ramush Haradinaj, ka vizituar Gjilanin.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se programi i Aleancës parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues në vend.

“Programi i Aleancës, parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues në vend, përfshirë edhe uljen e taksave. Kosova, duhet të sigurojë plasimin e prodhimeve vendore, pasi që me krenari e them që prodhuesit vendorë kanë cilësi konkuruese edhe për tregjet e jashtme”, ka shkruar ai.

Më tej Haradinaj tha se do të angazhohen që të stimulojmë universitetet publike dhe private.  “Ne do të angazhohemi po ashtu, që të stimulojmë universitetet publike dhe private, për investime në teknologji dhe krijimin e kushteve më të mira për punë praktike të studentëve. Kjo politikë, përveç që mundëson punësim më të lehtë, e ulë edhe koston për prodhuesit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Programi i Aleancës, parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues në vend, përfshirë edhe uljen e taksave. Kosova, duhet të sigurojë plasimin e prodhimeve vendore, pasi që me krenari e them që prodhuesit vendorë kanë cilësi konkuruese edhe për tregjet e jashtme.  Ne do të angazhohemi po ashtu, që të stimulojmë universitetet publike dhe private, për investime në teknologji dhe krijimin e kushteve më të mira për punë praktike të studentëve. Kjo politikë, përveç që mundëson punësim më të lehtë, e ulë edhe koston për prodhuesit. Gjatë vizitës sime në kompanitë “Euro-Model”, “Flexograf” dhe “Integj” në Gjilan u njoftova nga afër për problemet e tyre, sidomos gjatë krizës pandemike. Përkrahja për Aleancën është përkrahje për të gjitha bizneset në Kosovë, është përkrahje për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Kategoritë
LajmeVendi