Në deklaratë komunitetit ndërkombëtar i bëhet thirrje që të ushtrojë presion mbi Izraelin në çdo mënyrë të mundshme për të ndaluar krimet e gjenocidit, spastrimit etnik dhe shpërnguljes së detyruar që po kryen kundër popullit palestinez në Gaza
Hamasi i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndaluar gjenocidin që po kryen në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.
Hamasi publikoi një deklaratë me shkrim me rastin e 20 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor.
“Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, na kujton edhe një herë përmasat e krimeve, shëmtitë e sulmit dhe gjenocidit të kryer nga pushtuesit sionistë kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës për 441 ditë”, thuhet në deklaratë.
Më tej, komunitetit ndërkombëtar i bëhet thirrje që të ushtrojë presion mbi Izraelin në çdo mënyrë të mundshme për të ndaluar krimet e gjenocidit, spastrimit etnik dhe shpërnguljes së detyruar që po kryen kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës.
Gjithashtu kërkohet që të merren përgjegjësitë politike, ligjore, morale dhe njerëzore për të ndaluar sulmet barbare kundrejt Gazës.