Hallakamë në një lokal në Pejë, përleshje masive brutale – lëndohen shtatë persona

Incidentet nëpër kafiteri këtë verë në vendin tonë nuk kanë të ndalur.

Një rast tjetër ka ndodhur në Vitomirivë të Pejës, ku 7 persona janë përfshirë në një rrahje.

Njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda ku ka përfunduar në spital, shkruan lajmi.net.

Ndërsa Policia ka arrestuar 6 personat e tjerë, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Gashi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi