Habibi refuzoi të shtrëngojë dorën e moderatores së njohur për shkak të bindjeve fetare

Moderatorja e CBS-it, Kate Scott, kërkoi falje drejtpërdrejt në transmetim pasi kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, refuzoi t’i shtrëngonte dorën gjatë transmetimit të finales së Ligës së Kampionëve.

Ndërsa ekipi i saj, i përbërë nga Jamie Carragher, Micah Richards dhe Thierry Henry, po komentonte fitoren 5:0 të Paris Saint-Germain në Mynih, në studio iu bashkua edhe ish-luftëtari dhe streameri IShowSpeed, drejtpërdrejt në transmetim.

Nurmagomedov i shtrëngoi dorën secilit anëtar të panelit, por në mënyrë të ndrojtur refuzoi dorën e zgjatur të Kate-it.

Më pas, 36-vjeçari ia shpjegoi asaj qëndrimin e tij, dhe moderatorja kërkoi falje në transmetim për veprimin e saj.

“Më falni, ju faleminderit shumë. Habib, luftëtar i UFC-së, është kënaqësi që ishe i ftuar tek ne. Nuk e dinim që ishe këtu,” tha ajo.

Më pas Kate e ktheu bisedën te pyetja për dashurinë e Nurmagomedovit ndaj Paris Saint-Germainit, ndërsa ai pranoi se është gjithashtu tifoz i Real Madridit, duke bërë shaka me Henry-n për mënyrën se si ia kishte “thyer zemrën” në vitin 2006 kur kishte shënuar golin vendimtar në “Bernabeu” në fazën me eliminim.

Beson se vendimi i Habibit për të mos i shtrënguar dorën Kate-it lidhet me faktin që ai është mysliman i devotshëm nga Republika Ruse e Dagestanit.

Kujtojmë se në Islam burrit i ndalohet të prekë ndonjë pjesë të trupit të një gruaje, qofshin ato myslimane apo jo, përveç rasteve kur janë të afërm të ngushtë ose bashkëshortë.

Përndryshe, Kate u vlerësua për profesionalizmin e saj në një situatë potencialisht të sikletshme.

 

 

Kategoritë
Sport