Gaza, numri i palestinezëve të vrarë në luftën gjenocidale izraelite tejkalon 45 mijë

“Forcat izraelite vranë 52 palestinezë dhe plagosën 203 të tjerë në shtatë masakra të familjeve në 24 orët e fundit”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza

Të paktën 52 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve që nga viti i kaluar në 45.028, raporton Anadolu.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, 106.962 persona të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në vazhdim.

“Forcat izraelite vranë 52 palestinezë dhe plagosën 203 të tjerë në shtatë masakra të familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria në një deklaratë.

“Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje të arrijnë deri te ata”, shtoi ai.

Izraeli ka vazhduar me luftën gjenocidale në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Viti i dytë i gjenocidit në Gaza ka shkaktuar një dënim ndërkombëtar në rritje, me zyrtarë dhe institucione që i etiketojnë sulmet dhe bllokimin e dërgesave të ndihmave si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar një popullsi.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës.

Kategoritë
BotaLajme