Ka përmbyllur sot punimet forumi i nënoficerëve të lartë të FSK-së.
Ky forum bënë bashkë nënoficerët e lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga të gjitha njësit dhe të partnerëve strategjik.


Ka përmbyllur sot punimet forumi i nënoficerëve të lartë të FSK-së.
Ky forum bënë bashkë nënoficerët e lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga të gjitha njësit dhe të partnerëve strategjik.
Forumi është hapur nga Shefi i Stafit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, ku me këtë raste ka theksuar se ngritja dhe avancimi i korit të nënoficerëve në çdo ushtri ka një rëndësi të veçantë.
Ai gjithashtu ka falënderuar partnerët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë FSK-së, në këtë drejtim, duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e nënoficerëve të lartë të FSK-së, për përkushtimin e tyre në avancimin e korit të nënoficerëve me standardet e vendeve partnerëve të FSK-së.
Me fokus gardën Kombëtare të IOWA-s që ka ndihmuar në vazhdimësi këtë proces, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit dhe koordinimit të objektivave të përbashkëta, arritjes së standardeve të kërkuara për zhvillimin e korit të nënoficerëve dhe rolit që nënoficerët kanë në përmbushjen e misionit të FSK-së.