Kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, ka fituar garën për t’u bërë kreu i ardhshëm i NATO-s në një moment të rrezikshëm për aleancën perëndimore, pasi rivali i tij i vetëm u tërhoq nga kandidimi.
Udhëheqësi holandez pritet të konfirmohet zyrtarisht si sekretar i përgjithshëm i NATO-s në ditët në vijim dhe të marrë detyrën kur kreu aktual, Jens Stoltenberg, të japë dorëheqjen më 1 tetor, pas gati një dekade në krye.