Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun iranian Pezeshkian

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së bërë në llogarinë e rrjeteve sociale të Kryesisë së Komunikimit të Presidencës së Turqisë, në bisedë u diskutua konflikti midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Gjatë bisedës, Erdoğan tha se kishte zhvilluar një sërë kontaktesh me liderë në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Iranit dhe se Turqia është e gatshme të ndërmerrte një rol lehtësues për përfundimin e menjëhershëm të konfliktit dhe kthimin në negociatat mbi programin bërthamor.

Presidenti Erdoğan theksoi rëndësinë që Turqia i kushton ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e saj.

Kategoritë
BotaLajme