Efikasiteti i Kupolës së Hekurt ra nga 90% në 65%

Një zyrtar i inteligjencës izraelite ka deklaruar se efikasiteti i sistemit të mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt” kundër sulmeve me raketa balistike të Iranit në 24 orët e fundit ka rënë në vetëm 65%. Në ditën e 9-të të luftës, Irani goditi disa objektiva strategjikë në territorin izraelit.

Kjo rënie e efikasitetit i atribuohet përdorimit nga Irani të raketave më të avancuara dhe dobësimit të sistemit të Kupolës së Hekurt.

EFIKASITETI I KUPOLËS SË HEKURT NË RËNIE

Sulmet me raketa nga Irani në 24 orët e fundit kanë nxjerrë në pah rënien e dukshme të efektivitetit të sistemit izraelit të mbrojtjes ajrore.

NGA 90% NË 65%

Sipas një ish-zyrtari të lartë të inteligjencës izraelite që foli për NBC News, sistemi ka arritur të ndalojë vetëm 65% të raketave të lëshuara – një rënie e ndjeshme krahasuar me një ditë më parë kur kjo përqindje ishte 90%.

RAKETA TË GJENERATËS SË RE MË TË SAKTA

Zyrtari theksoi se raketat e reja të përdorura nga Irani janë më të shpejta dhe të pajisura me sisteme të përparuara të drejtimit, duke rritur saktësinë e tyre.

DOKTRINA E “DURIMIT STRATEGJIK”

Burimi shtoi se Irani ende disponon një arsenal të madh raketash dhe po vepron sipas një doktrine të “durimit strategjik”, duke preferuar cilësinë në vend të sasisë dhe duke përdorur raketa me precizion të lartë.

KOHA E PARALAJMËRIMIT RANË NË 6–7 MINUTA

Zyrtari izraelit vuri në dukje gjithashtu se koha për paralajmërimin e hershëm ka rënë ndjeshëm. “Deri dje, merrnim paralajmërim rreth 10–11 minuta përpara se raketat të binin. Këtë mëngjes, koha ka rënë në vetëm 6–7 minuta.”

Ai shtoi: “Ajo që është më shqetësuese, është se iranianët kanë një sistem navigimi që u lejon të godasin objektiva shumë specifike, siç ndodhi sot me spitalin në Beer Sheva.”

Kategoritë
BotaLajme