Duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane, protestuesit kërkuan t’i jepet fund përfshirjes ushtarake amerikane në rajon dhe kërkuan mbështetje më të madhe për të drejtat e palestinezëve
Demonstruesit pro-palestinezë dhe pro-iranianë kanë tubuar jashtë Ndërtesës Federale në San Francisco për të protestuar kundër një lufte të mundshme me Iranin dhe për të denoncuar veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane, protestuesit kërkuan t’i jepet fund përfshirjes ushtarake amerikane në rajon dhe kërkuan mbështetje më të madhe për të drejtat e palestinezëve.
Tubimi ishte pjesë e lëvizjes më të gjerë “Jo luftë kundër Iranit” që përkoi me tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.
Armiqësitë shpërthyen më 13 qershor kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa lokacione në të gjithë Iranin, duke përfshirë objektet ushtarake dhe bërthamore, duke e çuar Teheranin të nisë sulme hakmarrëse.
Që atëherë, autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa iraniane, ndërkohë sipas raportimeve në mediat iraniane, të paktën 639 persona janë vrarë dhe mbi 1.300 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Iran.