Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës është i ftuar në emisionin “Pressing” të T7.
Ai ka folur edhe për një rast korrupsioni në ministrinë që drejton, duke u ankuar te sistemi i drejtësisë.
Çeku tha se një punonjës kishte pranuar ryshfet, ishte arrestuar nga Policia duke u dërguar në burg.
Por Çeku thotë se sot ai person e vazhdon jetën i lirë.
”Një shembull shumë konkret i korrupsionit në Ministrinë e Kulturës, para rreth një viti e gjysmë është arrestuar një i punësuar në administratën e ministrië e Kulturës, në departamentin e rinisë, duke marrë ryshfet nga dy përfitues të grantëve. AI person është dërguar në burg menjëherë, rasti është inskenu nga vetë policia komplet që ai me u nxan, ai person sot është i lirë dhe e vazhdon jetën i lirë. Ai edhe në gjykatë e ka pranu fajin”, ka thënë Çeku.

