Një grup bombarduesish të fshehtë amerikanë duket se janë në lëvizje, ndërsa tensionet rriten nëse Amerika do t’i bashkohet konfliktit Izrael-Iran.
Sipas Fox News, të dhënat e gjurmimit të fluturimit tregojnë se aeroplanët luftarakë B-2, të cilët janë projektuar për misione sulmi me rreze të gjatë veprimi, po drejtohen drejt bregut perëndimor të Amerikës.
Raportet shtojnë se bombarduesit me sa duket u furnizuan me karburant pasi u nisën nga Misuri, duke treguar se ata u nisën pa rezervuarë të plotë për shkak të një ngarkese të rëndë në bord.
Aeroplanët B-2 janë të aftë të transportojnë bombat e nevojshme për të sulmuar Fordow, objektin bërthamor iranian të varrosur 300 metra brenda një mali, shkruan skynews.
Të enjten, Donald Trump tha se do të merrte një vendim nëse do ta godiste Iranin “brenda dy javëve të ardhshme”.
Dhe vendosja e bombarduesve sugjeron se presidenti amerikan mund të jetë i përgatitur të nisë një sulm më shpejt se sa pritej.
Megjithatë, fillimisht nuk ishte e qartë se ku po shkonin saktësisht bombarduesit.
Destinacionet e raportuara përfshijnë ose Diego Garcia në Oqeanin Indian ose një bazë ushtarake amerikane në Guam.
SHBA-së do t’i duhej leja britanike për të nisur sulme nga Diego Garcia, mbi të cilën Mbretëria e Bashkuar ruan sovranitetin.
Por, kjo nuk do të ishte e nevojshme nëse ata do të dislokoheshin nga baza në Guam.
Dhe tani është raportuar se ato po shkojnë drejt Guam.