Jennifer Arcuri ka pohuar se ajo dhe Boris Johnson kishin një lidhje katër vjeçare dhe pranon se i ka dërguar atij foto ‘arti’ topless.
35-vjeçarja tha se ajo ‘ra në dashuri’ me kryeministrin dhe pretendon se marrëdhënia e tyre zgjati nga 2012 deri në 2016.
Arcuri deklaroi se ajo dhe Z. Johnson, i cili ishte Kryetar i Bashkisë së Londës në atë kohë, filluan lidhjen gjatë mandatit të tij të dytë.
Arcuri tha:” Ne ishim në një lidhje intime për katër vjet. Unë e kam dashur atë, por personi që mendoja se e njihja tani nuk ekziston më.”
Ajo kishte qenë një studente biznesi kur u takua për herë të parë me Z. Johnson në 2011 para se të dilte vullnetare për të bërë fushatë për të .
Z.Arcuri tha se marrëdhënia e pretenduar e tyre përfundoi në 2016 sepse “ajo nuk mund të ishte plan rezervë.”
Më vonë po atë vit ajo filli një romancë të re me Matthew Hickey dhe mbeti shtatzënë.
Lidhjet e zonjës Arcuri me Z. Johnson u vunë në vëmendjen e publikut vitin e kaluar, raporton Daily Mail.