Autorja turke e shfaqjes “Ikinci El Cinayeti” realizoi një bashkëbisedim me artdashësit

Autorja turke Dilan Demirel, në kuadër të shfaqjes teatrale “Ikinci El Cinayeti” realizoi një bashkëbisedim me artdashësit në Prizren, shkruan Gazeta e Re

Duke folur rreth shfaqjes tetatrale Demirel tha se ishte befasuar me perfonmancën  e aktoreve dhe interesimin e publikut ndaj teatrit në Kosovë

“ Kjo shfaqje është realizuar edhe në Turqi por nëse e bëj një krahasim me të vërtet mund të them se performanca e aktoreve në Prizren më bërën që këtë vepër t’a ndjejë më shumë dhe u befasova me ta“, tha ajo.

Demirel tha se qytetarët e Prizrenit janë shumë mikëpritës dhe ndihet shumë e lumtur që vepra e saj po realizohet  në këtë vend

“ Prizreni kishte pasuri historike dhe kulturore po ashtu qytetarët e këtij vendi janë shumë mikëpritës nuk e ndjeva veten si e huaj dhe jam shumë e lumtur që vepra ime u shfaq në këtë vend “, shtoi ajo.

Në përfundim të fjalës së saj, autorja nga Turqia falënderoi të gjithë artdashësit që ishin të pranishëm në shfaqje dhe në këtë bashkëbisedim duke shpresuar se do të ketë bashkëpunim edhe në të ardhmen

Shfaqja   tetatrale “Ikinci El Cinayeti”( Vrasja e Dorës së Dytë),  u realizua në kuadër të projektit Culture For Change nga agjensioni  kulturore- artistike Art Theatre, nën regjinë e Tansu Kervan me aktoret Sonay Buş dhe Erza Toçilla./Gazetaere

Kategoritë
Kulturë