Arsenali raportohet se është detyruar të kthehet tek ‘Plani C’, në përpjekje për të nënshkruar me një sulmues të ri, pasi bisedimet për Benjamin Sesko dhe Viktor Gyokeres kanë ngecur.
Klubi nga Londra po shpreson që të finalizojë një marrëveshje për transferimin e një sulmuesi të nivelit botëror para se të udhëtojnë në Singapor dhe Hong Kong për parasezon.
Sidoqoftë, pasi bisedimet kanë ngecur, ‘Topçinjtë’ po e rivlerësojnë qasjen e tyre në afatin kalimtar, ka raportuar The Sun.
Sulmuesi i Leipzigut, Benjamin Sesko shihej një kohë si kandidati kryesor për ta përforcuar vijën e sulmit tek Arsenali, por klubi gjerman tani po insiston për një çmim afër 70 milionë eurosh, aq sa e ka klauzolën e lirimit.
Sa i përket Gyokeres, raportimet e para kishin sugjeruar se reprezentuesi suedez mund të transferohet për më pak se 85 milionë euro, por presidenti i Sporting Lisobnës, Frederico Vrandas, kishte mohuar publikisht ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë.
Që të dy Gyokeres dhe Sesko thuhet se janë në dijeni se Arsenali mund ta transferojë vetëm njërin prej tyre këtë verë.
Si rezultat kjo ka shkaktuar nervozizëm tek të dyja kampet, pasi dy sulmuesit e gjejnë veten në konkurrencë me njëri-tjetrin.
Duke marrë parasysh komplikimet që janë shkaktuar rreth Seskos dhe Gyokeres, Arsenali po punon për të hartuar një ‘Plan C’.
Një opsion i tillë është Hugo Ekitike i Eintracht Frankfrutit, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro dhe mbetet në listën e ngushtë të Mikel Artetas.
Klubi gjitashtu po e konsideron edhe Julian Alvarez, i cili ka një eksperiencë të mëparshme në Ligën Premier.