Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, deklaroi se gjatë natës është detyruar të shkojë pesë herë në strehimore për shkak të sulmeve raketore të Iranit ndaj Izraelit.
“Natë e vështirë në Izrael,” shkroi Huckabee mëngjesin e sotëm në platformën X, duke shtuar se Shabati, dita e pushimit për hebrenjtë, duhej të ishte i qetë – “por me shumë gjasë nuk do të jetë”.
Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Pentagoni urdhëruan të mërkurën largimin e personelit jo thelbësor nga disa vende në Lindjen e Mesme, dy ditë para se Izraeli të niste sulmin ndaj Iranit.
Huckabee, ish-guvernator i Arkansasit, u emërua ambasador në Jerusalem nga presidenti amerikan Donald Trump në nëntor të vitit të kaluar. Ai është i njohur për mbështetjen e fortë ndaj Izraelit dhe deklaratat e tij kontroverse – përfshirë atë ku tha se “Palestinezët nuk ekzistojnë”.