Aksidentohen mes vete tri vetura në Rahovec, lëndohen katër persona

Aksidentohen mes vete tri vetura në Rahovec, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Shkodrani” në Rahovec.

Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur sot në orën 18:00.

Rastin për sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku thuhet se tashmë njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘Shkodrani’ në Rahovec (rruga Rahovec-Malishevë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri automjete”, ka thënë Elezaj.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova