Afera ‘Zdravo’: Edhe Nisma përkrah protestën e paralajmëruar për nesër

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilal Sherfi, ka bërë me dije se ky subjekt politik përkrah protestën që është paralajmëruar për nesër.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se kjo parti përkrah çdo protestë që është në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe kundër Qeverisë Kurti.

“Nisma Socialdemokrate në parim përkrah çdo protestë që është në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe kundër Qeverisë aktuale, e cila tashmë është dëshmuar që koordinohet me Milan Radojiçiqin”, ka thënë Shefi.

Sipas këtij njoftimi, protesta do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbe”, duke fillua nga ora 18: 00.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, aty përmendet se në protestë do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi